Një njeri i quajtur Eduardo Leon është futur pa leje në shtëpinë e Rihannës në Los Angjelos.
I riu 26 vjeçar pas arrestimit ka deklaruar në polici se ai kishte shkuar në shtëpinë e këngëtares 30 vjeçare me qëllimin që të bënte seks me të, transmeton arbresh.info.
Sipas TMZ, këngëtarja nga Barbadosi atë kohë gjendej në Nju Jork ndërsa Eduardo hyri në shtëpi pas menaxhimit të çarmatosjes së sistemit të sigurisë duke qëndruar aty për rreth 24 orë.
Policia tha për TMZ-së se ai kishte me vete një çantë dhe po mbushte telefonin e tij me bateri.
Këngëtarja e hitit ‘Work’ ishte përballur edhe më parë me adhurues të ‘çmendur’ që kishin tentuar të futeshin në shtëpinë e saj./Arbresh.info/

Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...