Juventusi besohet se është në negociata me mesfushorin e Milanit, Giacomo Bonaventura.
Spekulimet janë rritur pasi Allegri dëshiron që Bonaventura të luaj te kampioni i Italisë.
Mbi të gjitha, Rai Sport raporton se palët kanë negociuar tash e sa kohë për një kontratë.
Agjenti Mino Raiola tashmë është takuar me drejtorin e Juventusit për sport, Fabio Paraticin në Monte Carlo gjatë kësaj jave.
Besohet se Bonaventura e ka dhënë dritën e tij të gjelbërt për një kalim te Juventusi dhe Milani dëshiron rreth 30 milionë euro për të.
Roma, Dortmundi dhe Arsenali po ashtu besohet se janë të interesaur për shërbimet e tij, por reprezentuesi i Italisë do të preferonte Juventusin.
Këtë sezon, Bonaventura ka shënuar tetë gola dhe ka tetë asistime në emër të tij në të gjitha garat. /Telegrafi/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës