Pavarësisht se ka deklaruar publikisht se ka ndërmend për të vazhduar në Real Madrid, Zinedine Zidane ende nuk e di kategorikisht nëse do të jetë ende trajner i klubit sezonin e ardhshëm.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së ardhshme në La Liga kundër Celta Vigos, Zidane ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth të ardhmes së tij në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Ka pasur sugjerime që nëse Real Madridi humb në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, ata do të shkarkojnë trajnerin francez.
“Nuk do të them jo ose po [për të vazhduar në Real]”, ka thënë ai.
“Ajo që do të ndodhë pas finales në Kiev do të ndodhë”
Finalja në Kiev kundër Liverpoolit zhvillohet më 26 maj./arbresh.info/
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...