Shqyrtimi i Propozimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkeses për shpronësim të pronave të cilat preken nga realizimi i Projektit të Infrastrukturës Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, segmenti Banullë-Bresalc.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, tha se Departamenti i shpronësimit ka pranuar nga ministria e Infrastrukturës shkresën me të cilën kërkohet shpronësimi i pronave të cilat janë në interes për ndërtimin e autostradës.
Ajo ka kërkuar nga Qeveria që të nxjerrë vendim për shpronësimin e pronave që janënë interesë për këtë autostradë.
“Realizimi i projektit të autostradës kalon nga 10 zona kadastrale. Pas pranimit të kërkesës ne e kemi shqyrtuar kerkesen në aspektin teknik ku kemi bërë vlershmet në elaobrat. Sipas kësaj procedure ka shqyrtuar në mënyrë të detajuar kërkesën për shpronsim dhe ka konstatur se shpronësimi i përmbush kriteret. Meqenëse kerkesa përmbush kushtet ligjore, departamenti shpronësimit kërkon që Qeveria të nxjerrë vendim për shpronësim për pronat që janë në interes për autostradë”, tha Reshitaj.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...