Ushqimet që hani gjatë gjithë ditës janë të ndryshme.
Mund të ndodhë që për një arsye ose një tjetër të mos jeni ushqyer shëndetshëm, siç ju do të dëshironit. Për shembull, nuk i keni rezistuar dot një sanduiçi të shpejtë, pse jo edhe një pice. Sigurisht, kjo është e tepërt dhe nuk i bën mirë organizmit.
Mund të mos e keni ditur, por ka një pije shumë të fuqishme e cila nxit metabolizmin tuaj dhe pastron trupin nga të gjitha toksinat. Përdorimi i rregullt i saj ju bën të ndjeheni shumë mirë dhe plot energji. Gjithashtu, kjo recetë ju vjen në ndihëm edhe nëse jeni duke u përpjekur për të eliminuar disa kile të padëshiruara.
Përbërësit:
500 ml ujë
1 lugë çaji kanellë
1 lugë çaji xhenxhefil
1 lugë çaji uthull molle
1 limon
1 grusht majdanoz
Përgatitja dhe përdorimi:
Hidhni ujin, lëngun e limonit dhe uthullën e mollës në një blender. Më pas shtoni xhenxhefilin, kanellën dhe majdanozin dhe lërini derisa të merrni një përzierje homogjene. Pijeni atë para se të flini gjumë. Kështu, kjo do t’ju ndihmojë të nxirrni jashtë të gjitha lëndët e dëmshme të akumuluara gjatë ditës dhe jo vetëm./shije/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...