Atdhe Nuhi ka nënshkruar kontratë të re duke vendosur të ardhmen e tij te klubi Sheffield Wednesday.
Sulmuesi kosovar që përfundoi sezonin 2017/18 në formë të shkëlqyer ka vendosur lapsin në një kontratë të re dy vjeçare, shkruan portali arbresh.info.
Si një anëtarë i rëndësishëm i skuadrës brenda dhe jashtë fushës, Nuhiu ka lulëzuar nën menaxhimin e Jos Luhukay. Holandezi mori për herë të parë detyrën në derbin Sheffield gjatë muajit janar – e para nga 23 ndeshjet në pjesën e dytë të sezonit – kohë gjatë të cilës Nuhiu ka shënuar 13 gola.
Reprezentuesi i Kosovës përfundoi sezonin në formë të shkëlqyer duke shënuar nëntë gola brenda tetë ndeshjeve, përfshirë një hat-trick në ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpi kundër Norwichit.
Sulmuesi iu bashkua klubit në korrik të vitit 2013 falas pas largimit nga skuadra turke Eskisehirspor./arbresh.info/
BREAKING: Atdhe Nuhiu signs new #swfc contract! Read all the details here
?https://t.co/gN7iDEPpi9 pic.twitter.com/JtBsUekDXD
— Sheffield Wednesday (@swfc) May 10, 2018
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...