Gjimnazistët Liburna Mehmeti, Tea Recica dhe Robert Pira janë themeluesit e aplikacionit për trashëgiminë kulturore, gjithashtu kanë marrë pjesë në garën ndërkombëtare të teknologjisë “Albanian ICT Awards “, ku u shpërblyen me çmimin e parë Rising Stars.
Në një prononcim për portalin arbresh. info , Mehmeti ka thënë se në Kosovë nuk është se ka shumë aplikacione në gjuhën shqipe lidhur me trashëgiminë kulturore.
Sipas saj, arsyeja është që t’i orientojmë turistët të cilët vijnë për vizitë në vendin tonë.
Ky aplikacion është i përpiluar në dy gjuhë, shqip dhe në gjuhën angleze.
Në kuadër të këtij aplikacioni gjendet edhe GPRS si orientues me i saktë sa i përket lokacionit.
Qëllimi kryesor i këtij aplikacioni është puna humanitare ku me anë të këtij aplikacioni u kanë mundësuar dymbëdhjetë fëmijëve të fshatit “SOS “, të vijojnë mësimin në shkollën digjitale pa pagesë për një vit.
E gjithë puna është bërë nga tre gjimnazistët të cilët punët i kanë koordinuar së bashku në mënyrë të barabartë për të përfituar eksperienca të reja dhe për tu njohur nga afër me punën reale./arbresh.info

E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...