Burime të Kallxo.com kanë mësuar se aktori Mensur Safqiu do lirohet nga mbajtja në polici.
Atij i janë shqiptuar dy fletëparaqitje, për njëra për vozitje në rrugë njëkahore dhe tjetra për mosbindje ndaj policisë.
Safqiu ishte shoqëruar sot në mëngjes në polici.
Ky medium kishte mësuar se Safqiu është shoqëruar nën arsyetimin se banorët janë ankuar pasi që kishte bllokuar rrugën njëkahëshe me veturën e tij.
Pas marrjes së informatës policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes dhe më pas ishte shoqëruar në polici për shkak të mospërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policorë.
Atij i ishte konfiskuar vetura pasi në të ishin gjetur disa lëndë të dyshuara të lëngshme të cilat janë dërguar në laborator për analiza.
“Pacolli, Osmani, Konjufca…” – Nazarko paralajmëron rrezik p...
Tregu i energjisë, KESCO: Nga 1 prilli bizneset kalojnë në t...
Orët vendimtare: Zgjedhje e presidentit apo zgjedhje të reja
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Lëkundje tërmeti në Itali, epiqendra pranë Sicilisë
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...