Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli në ditën e Evropës ka folur për të ardhmen e Kosovës, që ende nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, shkruan arbresh.info.
Ai thotë se e ardhmja e vendit tonë është integrimi i plotë në strukturat e Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi në NATO, rezultat ky i punës së tyre në përmbushjen e vizionit euro-atlantik.
Shkrimi i plotë i Veselit:
Qytetarët e Kosovës besojnë në vlerat që mishëron Europa dhe ky besim është shprehje e drejtpërdrejtë e identitetit tonë europian. Populli i Kosovës nuk ka dilema për formën që do ta ketë e ardhmja e tij. Kjo e ardhme quhet – integrim i plotë në strukturat e Bashkimit Europian dhe pjesë e NATO-s, që do të jetë rezultati final i punës sonë në përmbushjen e vizionit euro-atlantik. Tani, ne presim që së shpejti ta kemi vendimin për liberalizimin e vizave, ndërsa kemi gjithë energjitë e duhura për ta përmbushur ëndrrën për Kosovën Europiane.
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...