Shpesh herë gjendeni përpara faktit se fëmijët, disa ushqime, që ju i quani të këqija, i duan dhe disa qe ju i doni i hedhin në tokë. Çfarë të bëni në atë moment? T’iu jepni atë që kërkojnë?
1. Mos e ktheni vaktin në një betejë lufte. Vazhdoni të ofroni larmi zgjedhjesh të shëndetshme, edhe nëse fëmija juaj i refuzon në fillim. Shumë fëmijë marrin kohën e tyre të nevojshme përpara se të provojne një ushqim të ri. Ofrojini frutat, perimet dhe ushqimet e nevojshme pa ushtruar presion. Shpesh herë fëmijet surprizojnë me preferencat e tyre.
2. Nuk i do zarzavatet? Fëmijet mund të thonë “i sa e shpifur” pa e provuar. Dhe kur ta provojne mund t’ua fluturojnë drejt e ne fytyrë. Durim! Një herë tjetër!
3. Jepjuni mundesinë t’i zgjedhin vetë!
4. Mos vallë fëmija juaj pi me shumë nga sa ha? Mos lejoni të mbushet stomaku i tyre me lëngje të tepërta, qoftë edhe qumësht apo lengje frutash.
5. Mos ha shume sheqer në mengjes? Nese po, sheqer do kërkojë edhe ne drake. Zgjidhja: nje mengjes i pasur ne fibra si kos me tërshere, stafidhe, bajame dhe molle
6. Mos pickon gjithë ditën? Disiplinoni orarin e te ngrenit, është e nevojshme per te rregulluar sensoret e urise dhe ngopjes.
7. Eshte nje faze qe do kalojë…
8. Mos u tundoni nga momentet “mjafton te haje dicka”! Kjo nuk eshte zgjidhja e problemit, thjeshte e ben ate edhe me te veshtire.
Çaji ideal për te stimuluar oreksin
Zjeni në një kupë ujë 1 lugë të madhe xhinxher të grirë, 1 lugë të vogel fara finoku, disa gjethe nenexhik dhe sherbejeni me pak mjaltë dhe lëng limoni ose portokalli.
Nga Blerina Bombaj
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos