Avni Arifi, shef i Ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, ka thënë se është absurd arsyetimi i Serbisë për ndalimin e hyrjes së karateistëve kosovarë në Merdare.
Arifi në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se është i varfër në mendësi shteti që sportin e sheh kërcënim dhe vendos policinë përballë tij.
“Arsyetimi i shtetit serb për ndalimin e karateistëve të Kosovës për pjesëmarrjen në Kampionatin e Evropian është absurd. Nuk është hera e parë që këto autoritete përdorin argumente banale që më shumë ngjajnë në argumente cirkusantësh se sa në argumente shtetërore. I varfër në mendësi është ai shtet që sportin e sheh si kërcënim dhe vendos policinë përball tyre. Kosova dhe sportistët e saj nuk ndalen nga regjimet e tilla. Kosova e ka mbijetu kërcënimin, rrethimin, ndalimin dhe është sot shtet i lirë dhe i pavarur dhe kështu do të jetë përgjithmonë, pavarësisht refuzimit që hapur po e manifeston Serbia. Kosova i ka përbrendësu dhe jeton me vlerat e përbashkëta evropiane.”, ka shkruar ai.
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis