Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka rikthyer simbolet e Kosovës dhe autoritetin e shtetit kosovar në rajonin e Gorës pas punës disa mujore me përfaqësuesit politik të komunitetit të Gorës.
Në ditën e komunitetit të Gorës, kreu i Kuvendit dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli është pritur nga qindra qytetarë të këtij komuniteti të cilët mbanin edhe simbolet e Republikës së Kosovës.
Vlen të theksohet se në festat e viteve të kaluara të këtij komuniteti në Gorë kanë marrë pjesë zyrtarë të shtetit serb të cilët që nga paslufta i kanë manipuluar këtë komunitet nëpërmjet ndihmave financiare që u kanë dhënë.
Para disa muajsh ka qenë pikërisht kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i cili pas shumë diskutimeve ka arritur që ta bind deputetin goran Adem Hodza që të votoj ndaras nga Lista Serbe demarkacionin Kosovë-Mali i Zi që arriti të sigurojen 80 votat e nevojshme.
Prej atij vendimi, deputeti Hodza nuk është më pjesë e Listës Serbe dhe ka vendosur që komunitetin që përfaqëson ta orientoj drejt integrimit të plotë në shtetin e Kosovës.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...