Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ia ka bërë të qartë Zinedine Zidanes se Isco nuk duhet të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Bazuar në një raport nga ‘Diario Gol’, reprezentuesi portugez nuk dëshiron që mesfushori spanjoll të jetë i përfshirë në skuadrën e tyre kundër “Redsave” për shkak se e sheh atë si një lojtar shumë egoist, transmeton portali arbresh.info.
Kjo duket e çuditshme duke marrë parasysh që Isco ka shfaqur disa paraqitje të jashtëzakonshme në mesfushë për ‘Los Blancos’ në Ligë të Kampionëve deri tani.

Si një lojtar i besueshëm në posedim dhe një krijues i fuqishëm i shanseve, Isco sigurisht e meriton të jetë pjesë e skuadrës dhe Liverpooli padyshim se do të jetë i kënaqur kur të mësoj se ai mund të mungoj në këtë takim.
Sidoqoftë, vazhdon të mbetet ende për tu parë se çfarë ndikimi do të ketë Ronaldo rreth këtyre vendimeve, ndonëse ai është lojtari me emrin më të madh në klub tani.
33-vjeçari shpreson të vazhdoj me super formë edhe në finale pasi tashmë ka luajtur një rol kyç duke i ndihmuar ‘Los Blancos’ të arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve për të tretën herë radhazi./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...