Limonët
Ja pse bëjnë mirë: Vetëm një limon përmban 100 % të nevojave ditore në vitaminë C. Vitamina C rrit kolesterolin e mirë dhe na forcon kockat.
Flavonoidet e agrumeve ndihmojnë në ndaljen e rritjes se qelizave kanceroze dhe veprojnë si anti-inflamator.
Këshillë: Shtoni një fetë limon në çajin jeshil. Në një studim u pa se limoni rriste aftësinë e trupit për të përthithur antioksiduesit e çajit me 80%.
Brokoli
Ja pse bën mirë: Brokoli përmban sasi të mëdha vitamine K dhe C, të cilat janë esenciale në formimin e kockave. Mjafton një tas i vogël me brokoli për të marrë përbërës mbrojtës kundër kancerit.
Këshillë: Zierja në avull i ruan më mirë përbërësit ushqyes se sa zierja në ujë, shkruan Shendeti.com.al.
Çokollata e zezë (e pa-pasterizuar)
Ja pse bën mirë: Një kuadrat i vogël çokollatë e zezë mund të uli tensionin në njerëz që vuajnë nga hipertensioni. Pluhuri i kakaos është i pasur në flavonoide, antioksidues që ulin kolesterolin e keq dhe rrisin kolesterolin e mirë.
Këshillë: Një çokollatë e zezë përmban 53miligramë flavonoide; një çokollatë me qumësht ka më pak se 14.
Patatet e ëmbla
Ja pse bëjnë mirë: Një patate e kuqe përmban 66 mikrogramë acid folik -një ndertues i qelizave. Një patate e ëmbël ka 8 herë sasinë e nevojshme të vitaminës A, një vitamine e rëndësishme për imunitetin ndër të tjera.
Këshillë: Lëreni pataten të ftohet përpara se ta konsumoni. Në këtë mënyrë mund të digjni 25% më shumë yndyrë pas vaktit.
Peshku i kaltër, i egër
Ja pse bën mirë: Një burim i shkëlqyer i acideve lyrore omega -3 të cilat na ndihmojnë të luftojmë depresionin, kancerin dhe sëmundje të zemrës. 90gr përmban 50% të nevojave ditore në Niasin, e cila ndihmon mbrojtjen kundër sëmundjes Alzheimer.
Këshille: Nëse ju duket i shtrenjtë, preferoni sardelet, janë gjithashtu të çmuara.
Arrat
Ja pse bëjnë mirë: Përmban sasinë më të lartë të acideve lyrore omega -3 nga të gjithë frutat e thatë. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe luftojnë pagjumësinë.
Këshillë: 4-5 arra në ditë mjaftojnë.
Vaji i ullirit ekstra i virgjër
Ja pse bën mirë: I pasur në antioksidues dhe flavonoide, substanca miksroskopike të cilat luajnë një rol madhor në mbrojtjen kundër kancerit. Rrit kolesterolin e mirë dhe ndihmon djegien e dhjamit sidomos në zonën e barkut.
Këshillë: Përdoreni gjithmonë në sallatë ose me buke të zezë. Nëse dëshironi një ushqim të skuqur preferoni vajin e ullirit pasi është mjaft rezistent ndaj oksidimit.
Hudhra
Ja pse bën mirë: Hudhra është një luftëtar i fortë i sëmundjeve duke penguar rritjen e baktereve përfshirë edhe E.colin. Allicin, një përbërës i gjetur të hudhra, vepron si një agjent anti-inflamator i fuqishëm dhe ndihmon në uljen e kolesterolit dhe tensionit.
Këshillë: Hudhra e shtypur lëshon sasinë më të madhe të allicinë-s. Mos e gatuani shumë sepse humb shumë nga vlerat e saj.
Spinaqi
Ja pse bën mirë: Spinaqi përmban lutein dhe zeaxanthin, antioksidues të rëndësishëm për shikimin dhe imunitetin. Sipas studimeve të fundit është gjetur se ndër fruta- zarzavatet më të shëndetshme spinaqi renditet nga të parët.
Këshillë: Spinaqi përdoret më së miri në lëngje zarzavatesh p.sh.: 1 kupë spinaq, një karotë, 1 banane dhe 1 kupë lëng molle bëjnë një pije për t’u provuar.
Fasulet
Ja pse bëjnë mirë: Duke ngrënë 4 herë në javë nga një 1 kupë fasule ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës me 22%. I njëjti zakon mund të ulë rrezikun e kancerit të gjirit.
Këshillë: Sa më e errët ngjyra e fasuleve aq më shumë antioksiduesit përmban. Lëvoret e fasuleve të kuqe dhe të zeza përmbajnë 40 herë më shumë antioksiduesit se lëvoret e fasuleve të bardha.
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...