Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të bëhet me një konsensus të gjerë dhe se atij nuk mund t’i ikë Kosova.
Këtë deklaratë Limaj e bëri gjatë një prononcimi për media pas tryezës së partive politike që është mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës me ftesë të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, raporton Arbresh.info.
Sipas tij, nga këto takime duhet të dilet me gjëra konkrete.
“Është lajm i mirë për vendin me vetë faktin që kanë filluar tryezat politikë. Është tryeza e dytë sot dhe shprehëm vullnetin ta vazhdojmë këtë si rrotacion. Unë në diskutim thash që duhet të dalim me gjëra konkrete. Takime të tilla garantojnë transparencë, besueshmëri në proces, kredibilitet me vendet tjera. Ne kemi humbur kohë për këtë sidomos për temat nacionale. Dialogu me Serbinë duhet të bëhet me një koncensus të gjerë. Nuk mund ti ikim”, është shprehur Limaj./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1781379945260423/
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...