Semina Abazi përfaqëson një grup të rinjsh në Gjirokastër që zgjodhën të protestojnë në sheshin përpara Bashkisë së Gjirokastrës për mungesën e politikave që nxisin punësimin dhe qëndrimin e të rinjve në qytet.
“Mesazhi jonë është i qartë: që ne të mos i kthejmë kurrizin vendit tonë, duhet të punësohen të rinjtë”, shprehet Abazi.
Protesta i parapriu një konference shkencore lokale mbi “Sigurinë dhe shëndetin në punë”. Alesandra Fronttini, përfaqësuese për çështjet e sigurisë në punë pranë Komisionit Europian në Shqipëri, deklaroi: “Ka mungesë të dhënash mbi të cilat mund të analizhohej situata. Kuadri ligjor lë për të dëshiruar si koncept dhe zbatimi i tij është minimal. Tashmë, BE-ja ku Shqipëria synon të aderojë është duke forcuar masat për sigurinë e jetës së punëtorëve, duke shtuar këtu mbrojtjen për rastet e të punësuarve të prekur prej kancerit”, shkruan top channel.
Organizata Botërore e Punës (ILO) ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen për mungesën e evidencave sa i përket sigurisë në punë në Shqipëri. Vetëm 5% e sektorit është mbikqyrur për kushtet e punës dhe shëndetin në punë. Ndërtimi vijon të jetë sektori më kritik. Aksidentet nuk pasqyrohen në statistika.
Zhuljeta Harasani, përfaqësuese e ILO-së, thotë: “Ne kemi vetëm të dhënat që regjistron Inspektorati, por nuk janë masive dhe nuk kemi kontroll të plotë mbi numrin e aksidenteve në punë gjatë vitit”.
Në Gjirokastër sektori që garanton më shumë punësime është gjithashtu ndërtimi dhe restaurimi, ndërmarrjet fasone, industria e plastikës dhe ajo ushqimore. Por, papunësia shihet si një ndër faktorët që ka shkaktuar edhe më shumë lëvizje të popullsisë.
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...
Pse Ngushtica e Hormuzit është kaq e rëndësishme?
Hodhi dyshime se ka pëlqim për Brikenën, Ledioni e vë në sik...
Pavarësisht armëpushimit, Izraeli iu bën thirrje banorëve në...