Të ndash krevatin dopio me fëmijët është një gjë më e zakonshme nga se mendohet, dhe jo kur bëhet fjalë vetëm për foshnjet!
Por një studim i fundit paralajmëron këta të fundit ta mendojnë mirë përpara se të marrin fëmijët në shtratin e tyre, pasi një gjë e tillë konsiderohet si një veprim që shkakton nervozizën dhe ankth tek ata. Shumë prej jush mund të thonë që me fëmijët ndodh krejt e kundërta kur ata flenë me prindërit, pra ata qetësohen dhe ndihen të sigurtë, por shkencëtarët kanë shifra që hedhin poshtë këto hamëndësime.
Studimi, i cili u botua në Journal of Affective Disorders , mori në shyrtim 3,583 fëmijë të moshës 3 deri në gjashtë vjeç për të parë se si ndikon ndarjen e një krevati me prindërit në sjelljet e tyre.
U përzgjodh pikërisht ky target grup sepse të fjeturit me prindërit është një nevojë gati gati fiziologjike për foshnjen.
Hulumtuesit i ndanë fëmijët në katër grupe . Fëmijët që nuk e ndajnë shtratin me nënën e tyre (44.4% e pjesëmarrësve), ata që e kanë ndarë shpesh herë kur kanë qenë bebe (36.2%), fëmijët që flenë në të njëjtin shtrat deri 6 vjeç ( 12%), dhe fëmijët qe flinin ende me prindërit (vetëm 7.4% e të studiuarve).
Kërkuesit vlerësuan sjelljet e fëmijëvë në intervale të ndryshme kohe dhe fëmijët të cilët e kishin fjetjen me prindërit pjesë të rutinës shfaqën më tepër probleme me përqëndrimin sesa fëmijët e tjerë. Ata shfaqën çrregullime (si ankthi apo depresioni) çrregullim sjelljesh dhe ADHD fëmijë më shumë se sa super aktivë./living.al
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...