Kryetari i partisë NISMA Socialdemokrate ka realizuar një vizitë në Kataluni, ku është takuar me presidentin e Barcelonës, Jose Maria Batomeu
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj me ftesë të presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu e ka përcjellë nga afër ndeshjen në mes të Barcelonës dhe Real Madridit.
Limaj përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’, ka bërë me dije se më kënaqësi ka pranuar ftesën, Bartomeut për të përcjellë bashkë këtë ndeshje.
Ai ka bërë me dije se e ka ftuar presidentin Bartomeu për një vizitë në Kosovë.
“Barcelona është një nga ekipet më me traditë në botë dhe ndihma që do të mund t’i ofronte Kosovës do të ishte e madhe”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.
Kjo është hera e parë që një nga politikanët e Kosovës përcjellë bashkë me presidentin e klubit të futbollit një ndeshje kaq të rëndësishme.
Postimi i plotë i Limajt:
Ishte kënaqësi që me ftesë të presidentit të klubit të futbollit Barcelona, Josep Maria Bartomeu, ta përcilnim bashkë ndeshjen në mes të gjigantëve të futbollit Barcelona dhe Real Madrid.
Me këtë rast e ftova presidentin z. Bartomeu që në një të ardhme të afërt ta vizitojë Kosovën për t’i parë mundësitë e mbështetjes që klubi i Barcelonës mund t’ua ofrojë talentëve të futbollit të Kosovës.
Barcelona është një nga ekipet më me traditë në botë dhe asistenca profesionale që do të mund t’ua ofronte këtu talentëve, do të ishte jashtëzakonisht e madhe.
Kosova është e bekuar që ka miq gjithandej botës. FL


Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...