Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, priti sot në takim delegacionin e Partive Popullore Evropiane, kryesuar nga Andrey Kovatchev.
Në këtë takim, kryeparlamentari i informoi deputetët evropianë “për progresin e madh” që ka bërë Kosova në rrugën e reformave, me theks të veçantë në përmbushjen e gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.
Veseli tha se “tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave”, ndërsa theksoi se “institucionet kosovare po vazhdojnë punën në reformën e agjendës evropiane e cila do të sigurojë forcimin e mëtejmë të sundimit të ligjit dhe do të ndikojë në rritjen ekonomike”.
Deputetët e PE-së u interesuan për punën e Kuvendit të Kosovës dhe shprehën gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit.
Ata, siç bën me dije zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, e njoftuan kryeparlamentarin Veseli se “gjatë verës institucionet përkatëse të BE-së do të japin sinjalet e qarta sa i përket procesit të liberalizmit të vizave”.
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së