Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i ka uruar ditëlindjen këngëtares së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Haradinaj po ashtu i ka uruar Pagarushës dekorimin që ka marrë nga presidenti amerikan, Donald Trump, përcjell Arbresh.info.
Lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:
Diva e këngës, Nexhmije Pagarusha, hyri në mbamendjën e të gjithë brezave, duke lidhë shekujt 20-21 përmes fijeve të arta të muzikës burimore shqiptare.
Ajo me “Bareshën” e famshme, dridhi zemrat e adhuruesve të këngës edhe jasht gjeografisë shqiptare, kudo që u shfaq, duke u dhënë vulën e personalitetit lirik perlave të thesarit shqiptar.
Urime për 85-vjetorin e lindjes “Bilbil i Kosovës”, urime dekorimi nga Presidenti Amerikan, Donald Trump, dhe falemnderit që i ke dhënë shumë shpirt e krenari këtij vendi.
RH
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...