Sipas një raporti të ri nga Korea Jugore, smartfoni më i përfolur i palosshëm i Samsungut pritet të zyrtarizohet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, saktësisht në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC) i cili mbahet çdo vit në Barcelonë.
Në raport thuhet se kompania ka kërkuar nga partnerët që të fillojnë ta furnizojnë me pjesët e pajisjes nga nëntori i këtij viti, transmeton Koha.net.
Po ashtu, edhe emri kodues i projektit për këtë telefon është ndryshuar nga Valley në Winner, për të cilin ekspertët thonë se është një indikacion që projekti ka ecur përpara fazës së zhvillimit dhe i është afruar lansimit.
Gjithashtu, në raport thuhet se smartfoni i ri i palosshëm i Samsungut do të debutojë në janar. Kompania koreano-jugore duket se do të zbulojë Galaxy S10 në panairin e teknologjisë CES (Consumer Electronics Show). Po ashtu, kompania mund të mbajë edhe një ngjarje për pajisjet e reja të serisë S.
Në rast se nuk ju kujtohet, kreu i Samsungut ka thënë më parë këtë vit se kompania është duke punuar që t’ju sigurojë se smartfoni i palosshëm është thënë se do të quhet Galaxy X – nuk është një shaka.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...