Chelsea e ka fituar derbin ndaj Liverpoolit në ‘Stamford Bridge’ për t’u rikthyer fuqishëm në garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
‘Blutë’ e Londrës kanë arritur të mposhtin 1:0 finalistët e Ligës së Kampionëve, me një gol të vetëm që u shënua në pjesën e parë.
Ishte Giroud që u shkëput më së larti në zonën e Liverpoolit, për të shënuar në minutën e 32’ të ndeshjes, pas një asistimi që pranoi nga Moses.
Me këtë fitore, Chelsea numëron 69 pikë, dy më pak se Tottenham dhe tre më pak se Liverpooli, që mbajnë pozitat katër dhe tre në Premierligë.

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...