Neymar është rikthyer në stërvitje te Paris Saint Germaini derisa ylli brazilian vazhdon të rikuperohet nga lëndimi.
Sulmuesi i Paris Saint Germain ka qenë jashtë që nga lëndimi që mori në ndeshjen kundër Marseilles në fund të muajit shkurt në këmbë, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i PSG-së, Unai Emery ka lënë të kuptohet në konferencën e tij të fundit për shtyp se Neymar ka gjasa të jetë i pranishëm në skuadrën e kampionit francez për ndeshjen e fundit në Liga 1 para përfundimit të sezonit.
Pas rikthimit në kryeqytetin francez nga Brazili, Neymari ishte në palestër te kampi stërvitor Ooredoo këtë të shtunë duke u kujdesur për gjendjen e tij.
Sulmuesi 26-vjeçar shpreson të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror në qershor./arbresh.info/
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...