Brightoni ka siguruar një fitore të rrallë kundër Manchester United mbrëmjen e sotme (e premte).
Tri pikët në stadiumin Amex si nikoqir ndaj “Djajve të Kuq” i garantuan matematikisht skuadrës së Chiros Hughtonit statusin në Premierë Ligë sezonin e ardhshëm, shkruan portali arbresh.info.
Pascal Grob, i cili realizoi golin e vetëm dhe vendimtar për skuadrën e tij, është vlerësuar me notën 7.2.
Lojtari me notën më të lartë të ndeshjes është anësori Anthony Knockaert (7.8) për paraqitjen e tij solide kundër skuadrës së Jose Mourinho.
Mbrojtësi i Man Utd, Matteo Darmian është lojtari me notën më të dobët të ndeshjes (6.0)./arbresh.info/

Flick e konfirmon rikthimin e Raphinhas dhe Bernal për ndesh...
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 2...
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alte...
Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues
Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të d...
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershor...