Fillimisht Partia Demokratike dhe më pas Lëvizja Socialiste për Integrim reaguan menjëherë pas dorëheqjes së Saimir Tahirit nga mandati i deputetit.
Në një zë, opozita tha se pas kësaj dorëheqjeje qëndron një marrëveshje e fshehtë mes kryeministrit, Edi Rama dhe Saimir Tahirit.
Por ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë i hodhi poshtë këto akuza.
“As kam marrëveshje, as kam nevojë dhe as më duhet një marrëveshje. Të vërtetën as ma shet njeri, as ma blen kërrkush, përfshirë këtu edhe Edi Ramën. Opozita është mësuar me këto pazare, jo unë”, deklaroi ai, shkruan Top Channel.
Në një pjesë të deklaratës së dorëheqjes, Saimir Tahiri thotë se është vetëm kundër të gjithëve për “të vërtetën” e tij.
Por a është bërë Edi Rama me ata që duan të shohin Saimir Tahirin nën pranga?
Tahiri s’e beson.
“S’kam arsye ta besoj, as kam të dhënë dhe nuk më shqetëson edhe sikur të jetë kështu, sikur Edi Rama të jetë bërë me dikë kundër meje”, përfundoi ai.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...