Një studim i ri zbulon se konsumuesit e rregullt të alkoolit janë më pak të prirë të vdesin para kohe sesa personat që asnjëherë nuk kanë konsumuar alkool.
Po pra: prestigjiozja ‘Time’ raporton se abstenimi nga alkooli mund të shpijë në jetëgjatësi më të shkurtë sesa konsumimi në sasi të moderuar i alkoolit, transmeton Telegrafi.
Për këtë studim, shkencëtarët kanë analizuar individët mes moshës 55 dhe 65 vjet për një periudhë 20-vjeçare dhe kanë marrë parasysh variablat duke filluar nga statusi socio-ekonomik e deri te niveli i aktivitetit fizik.
Kështu, shkencëtarët, të udhëhequr nga psikologu Charles Holahan, konstatuan se shkalla e vdekshmërisë kishte qenë më e lartë tek ata të cilët asnjëherë nuk kishin konsumuar alkool, ndërkaq më e vogla te ata të cilët kishin konsumuar vetëm një deri në tri gota alkool në ditë.
Sipas tyre, 69% e personave që nuk konsumojnë alkool vdesin para kohe.
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...