Sipas studimeve të kryera së fundmi, ka rezultuar se bojërat e flokëve mund të shkaktojnë kancer të gjirit. Pra, kostoja e bukurisë mund të paguhet shumë shtrenjtë, sepse lyerja e flokëve mund të rrezikojë seriozisht shëndetin.
Eksperti Kefah Mokbel i spitalit Grace në Londër ka zbuluar se gratë që lyejnë flokët, qoftë në shtëpi qoftë te parukieri, kanë rrezik më të madh për t’u prekur nga kanceri i gjirit.
“Gratë që lyejnë flokët janë 14% më shumë të rrezikuara për të zhvilluar kancerin e gjirit”- ka thënë eksperti. Problemi varet nga substancat sintetike si amoniaku, apo substancat që ndikojnë në balancat hormonale.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë, thjesht duhet të rralloni lyerjen e flokëve ose të përdorni bojëra me baza natyrale.
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë