Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se 18 vjet më parë në skenën politike të Kosovës ka ardhur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke krijuar kështu një mes politik.
Ai në një statusi në Facebook ka thënë se Aleanca u shndërrua në një lëvizje, që nuk i lejoi polet ta orientojnë skenën politike nga ndonjëri ekstrem.
Statusi i plotë:
Ardhja në skenën politike, 18 vjet më parë, e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, krijoi një mes politik. Përgjatë këtyre viteve, Aleanca u shndërrua në një lëvizje, që nuk i lejoi polet ta orientojnë skenën politike nga ndonjëri ekstrem.
Pas luftës çlirimtare, AAK-ja ishte e vetmja parti që lejoi garën politike duke e respektuar demokracinë e vendit. Në këtë rrugëtim 18 vjeçar, jemi munduar t’ia lehtësojmë Kosovës ecjen përpara. Kjo përpjekje po vazhdon me qeverisjen e tanishme, ku kemi ndërmarrë shumë veprime e vendime në të mirë të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Për këto 18 vjet të Aleancës, kemi mësuar shumë. Faleminderit të gjithë atyre që ishin me ne, në çdo etapë të ekzistencës sonë si parti.
Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet auto...
Trump thotë se një marrëveshje për Ukrainën është “më afër s...
Rënie e lindjeve në Kosovë gjatë tetorit 2025
Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë, 158 raste vetëm në ...
Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali
“Është një hero i vërtetë”, Albanese i shkon për vizitë në s...