Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se partia e tij do të thërras tryezën e radhës të partive politike, ashtu siç ishin marrë vesh në takimin e parë, që kjo tryezë të organizohet me rotacion nga të gjitha partitë.
Krasniqi ka thënë se tryeza do të thirret në fillimin e javës që po vjen.
“Mund të iu konfirmoj se ne do të ftojmë partitë politike për takimin e radhës që planifikojmë ta mbajmë në fillimin e javës së ardhshme”, ka thënë Krasniqi për Periskopin.
Ndërkohë ende nuk dihet se cilat do të jenë temat e diskutimit që do të caktohen nga PDK-ja sa i përket kësaj tryeze.
Tryeza e parë e këtij lloji ishte organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila kishte ftuar të gjitha partitë politike për të diskutuar rreth një konsensusi të përbashkët rreth temave të rëndësisë nacionale.
Përfaqësuesit e Grupit të Deputetëve të Pavarur, Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu, mbrëmë kanë deklaruar se parimisht do të marrin pjesë në këtë tryezë të PDK-së, megjithatë mbetet të shihet se cilat do të jenë temat që do të caktohen për diskutim.
Një nga pikat kryesore të asaj tryeze ishte edhe diskutimi për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, por që në atë takim nuk u diskutua fare lidhur me atë çështje.
Trajneri i Sllovakisë e respekton Kosovën: Kanë cilësi nga S...
E rëndë/ Vetura godet për vdekje 27-vjeçarin në rrugën Mitro...
Ambasadori britanik në veri, flet me përfaqësues të Listës S...
Çfarë nuk duhet të mungojë në sofër për Bajram?
CBS: Irani ekzekuton 19-vjeçarin anëtar të ekipit kombëtar t...
Aksident tragjik në Prizren, humbë jetën një 29-vjeçar