Kosova do të jetë nikoqire e Javës Evropiane të Sportit, nga 23 deri 30 shtator të këtij viti. Kjo iniciativë e Komisionit Evropian për të promovuar sportin dhe aktivitetin fizik në tërë Evropën, sivjet do të organizohet për herë të parë edhe në Kosovë.
MKRS ka themeluar Trupën Kombëtare Koordinuese për Organizimin dhe mbarëvajtjen e Javës Evropiane të Sportit në vendin tonë.
Në kuadër të Javës, përpos aktiviteteve të ndryshme sportive të natyrës garuese e fizike, do të organizohen edhe konferenca shkencore dhe seminare të ndryshme që kanë të bëjnë me edukimin sportiv, masivizimin dhe jetën e shëndetshme që ofron aktiviteti sportiv.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë mbështetësja kryesore e Javës Evropiane të Sportit në Kosovë.
Java është organizuar në 32 vende deri më tani, me mbi 34 mijë ngjarje dhe 10 milion njerëz që kanë marrë pjesë në ngjarje të ndryshme.
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë