Gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi detaje të reja për dy shqiptarët e arrestuar dje në Spanjë gjatë një operacioni të policisë së Madridit ku u kap 1 ton kokainë.
Hoxha u shpreh se dy shqiptarët, Dritan Gadica nga Hasi dhe Julian Deblini, janë të përgatitur ushtarakisht, e nuk përjashtohet mundësia që të kenë qenë pjesëmarrës në Luftën e Kosovës.
Hoxha tha jo më kot shqetësimi i policisë amerikane për kriminalitetin në Shqipëri është rritur, për shkak të shtimit të rasteve të lidhjes së shqiptarëve me bandat kolumbiane.
Sipas tij, ekziston frika se karteli i rrezikshëm kolumbian ka krijuar një strukturë në Shqipëri dhe kryesisht të lidhurit me kolumbianët janë veriorët.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...