Nën organizimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, punëtorët kosovarë kanë protestuar sot gjatë ditës në kërkim të të drejtave të garantuara me ligj.
Duke fishkëllyer, si për të kërkuar vëmendjen e institucioneve, ata kanë marshuar nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Sheshit Skënderbeu.
Me pankarta në duar, me mesazhe të tipit “Për shoqëri të lirë dhe të barabartë” si dhe “Qeveri boll mo! Zbato ligjet” protestuesit kanë kërkuar kushte më të mira pune.
Pas protestës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka pritur në takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Haradinaj vlerësoi angazhimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, si dhe protestën e sotme, të cilën e konsideroi si të dinjitetshme dhe në shërbim të realizimit të të drejtave të punëtorëve.
Në këtë takim përpos shumë çështjeve është diskutuar edhe për zbatimin e kontratës kolektive në Kosovë.
Çështje kjo për të cilën është diskutuar sot edhe në Info Magazine të Klan Kosovës.
Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka thënë se problemi kryesor që i përcjellë ata në punën e tyre është moszbatimi i kontratës kolektive.
Derisa Avni Ajdini, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka thënë se kontrata kolektive është duke u modifikuar.
“Dikur ka fundi i vitit ajo duhet të nënshkruhet nga ana e kryeministrit, kjo çështje do të kryhet sa më parë”.
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...