Teksa në sheshin “Skënderbej” është organizuar Panairi i Punës, në festën e 1 Majit nuk kanë munguar as protestat.
“Janë organizuar sot 2 protesta. Njëra prej tyre përpara ministrisë së Energjetikës për shifrën alarmante të vdekjeve në miniera për tu shpërngulur më tej në sheshin “Garibaldi”, nga punëtorët e fasonerive të shumta që gjenden në atë zonë, për të kërkuar të drejta pune”, bëri të ditur gazetarja e Top Channel, Shpresa Mezini.
Përsa i përket panairit të punës, gazetarja e TCH thotë se nuk kishte shumë orientime për punët që ofroheshin, ndërsa pritet në vijim cilët do të jenë rezultatet e këtij panairi.
Ndërkohë ka dhe nga ata që kanë festuar duke drekuar me miqtë e të afërmit.
Në mbrëmje në sheshin “Skënderbej” organizohet edhe një koncert këtë pasdite.
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...