Lionel Messi është votuar si lojtari më i mirë i Barcelonës për sezonin 2017-18, në një sondazh të përditshmes spanjolle “Marca”.
Më shumë se 40.000 tifozë i votuan lojtarët e Barçës me vlerësime të ndara në “shkëlqyer”, “shumë mirë”, “mirë”, “zhgënjim” dhe “tmerrshëm”, transmeton Gazeta Express.
Lojtarët që korren më së shumti vota të “shkëlqyera” ishin Lionel Messi (91 për qind), Ter Stegen (76 për qind) dhe Andres Iniesta (73 për qind). Ata u ndoqën nga Ivan Rakitic me 60 për qind dhe Jordi Alba me 52 për qind.
Lojtarët që arritën më së shumti vota me notën “shumë mirë” ishin Sergi Roberto dhe Philippe Coutinho (52 për qind), Paulinho (51 për qind), Gerard Pique (49 për qind), Samuel Umtiti (48 për qind), Sergio Busquets (46 për qind), Denis Suarez dhe Luis Suarez (të dy 44 për qind), si dhe Nelson Semedo (36 për qind).
Aleix Vidal (44 për qind), Yerry Mina (42 për qind) dhe Lucas Digne (37 për qind) u vlerësuan me notën “mirë”.
Vetëm tre lojtarë u vlerësuan me notën “zhgënjim” dhe ata ishin: Gerard Deulofeu (67 për qind), Andre Gomes (59 për qind) dhe Ousmane Dembele (31 për qind).
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...