Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se çdo punëtor në Kosovë sot vlerësohet më shumë se në të kaluarën.
Thaçi, në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Majin ka shkruar në Facebook se si shtet i ri duhet të ketë përkujdesje dinjitoze për të gjitha kategoritë shoqërore, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Çdo punëtor në Kosovë, sot vlerësohet më shumë se në të kaluarën. I kemi rritur disa herë pagat dhe tash ato janë pothuajse në nivel të barabartë me vendet e rajonit. Kemi hartuar ligje moderne që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, por kërkohet një zbatim dhe monitorim më i mirë i tyre. Varësisht prej vendeve dhe kulturave të tyre, ka pikëpamje të ndryshme për 1 Majin, por kjo ditë gjithmonë është festuar te ne. Duke ua uruar të gjithëve festën, unë ndaj shqetësimin me të gjithë punëtorët, si të sektorit publik, ashtu edhe të atij privat, si dhe u bashkohem kërkesave të tyre për kushte më të mira të punës dhe të drejta më shumë për punëtorët. Si shtet i ri duhet të kemi një përkujdesje më dinjitoze për të gjitha kategoritë shoqërore, ku shtylla më e fortë e ekonomisë dhe Republikës sonë padyshim se janë të gjithë punëtorët. HTH./Arbresh.info
CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...
Haradinaj: Kryetarët e Listës Serbe në veri të kthejnë urgje...
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn
SHBA nis negociata me Malin e Zi për një marrëveshje dypalës...
Paga e 13-të, Murati i përgjigjet opozitës: Është paraparë n...
Shorti i 1/8 së finales në Kupën e Kosovës sjell dy derbi