Një analizë nga Nicholas Wolfinger, një sociolog në Universitetin Utah, sugjeron se pas një moment të caktuar, nëse jeni martuar në fillim të 20’-ave, rreziku nga ndarja fillon të rritet kur plakeni.
Rreziku nga divorci fillon të rritet në mënyrë të vazhdueshme në fillim të 20’-ave, por diku në të 30’at e hershme ai fillon të bie.Siç edhe tha Wolfinger: “Ata të cilët martohen në të 20’-at e tyre, kanë më shumë gjasa që të divorcohen, sesa ata të cilët martohet në të 30’-at e tyre.”Kjo bazohet në një analizë strukturore të të dhënave nga Anketa Kombëtare e Rritjes Familjare, një studim që mbahet çdo vit në SHBA.
Rreziku më i madh i divorcit të çifteve të rinj vjen nga një kuptim intuitiv – në fillim të 20’-ave, ju ende nuk e keni të qartë se çfarë dëshironi në jetë dhe kush jeni në të vërtetë. Ai person, i cili dukej shumë i mirë për ty kur ishe 19-vjeç, duket më pak i mirë kur je 30.
Është e rëndësishme ta dini, që ne po flasim vetëm për rreziqet statistikore. Nëse vendosni të martoheni pas të 30’-ave kjo është një alternativë më e mençur se të martoheni herët.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit