Kampionati Evropian i xhudos që u mbajt në Tel Aviv ka përfunduar me një sukses të jashtëzakonshëm të xhudistëve kosovarë, më i madhi deri më tash si ekip.
Trajneri Driton Kuka është ndarë shumë i kënaqur për ekipin e tij, dhe thotë se është i bekuar për çdo sekondë që ka kaluar duke punuar me xhudistët e tij.
Kosova në Tel Aviv mori një medalje të artë, Nora Gjakova, një të argjendtë, Distria Krasniqi, kurse me dy xhudistë përfundoi në vendin e shtatë, Akil Gjakova e Loriana Kuka.
Më poshtë keni postimin e plotë të Kukës
Evropiani në Tel Aviv 2018 përfundoj.
Kosova me dy medalje e dy vende të 7 arrin suksesin më të madh si ekip në ndonjë Evropian deri më tash edhe me mungesën e Kampiones tonë Olimpike!
Krenar me paraqitjen e secilit veç e veç, i bekuar qoftë çdo sekondë e kaluar duke punuar me ju!
Nora Gjakova 57 – ishte ajo që shkëlqeu në çdo aspekt e artë me një dominim absolut!
Distria Krasniqi 52 kg e argjendtë medalja e saj e parë elitare fillimi i luftës se saj finale ishte me referim të çuditshëm kundër ruses Kuzjutina por do kemi rast tjetër të dëshmojmë që Disi ka cilësi edhe për të artën.
Akili 73 kg dhe Loriana 78 kg hyrën në çerekfinale ku u ndalen e pastaj edhe në repasazh humben luftërat për medalje mbeten ne vendet e 7 por plasmani i parë në Top 8 në Evropian për secilin prej tyre.
Kosova do mbetet në Top 5 të renditjes në një Kampionat Evropian që është plasman historik marr parasysh të gjitha rrethanat e punës tonë!
Me foton e Kampiones Evropiane ju përshëndet ekipi i vogël por me zemër e punë të madhe! /insporti/
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...