Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka komentuar takimin që ka pasur me presidentin francez Macron dhe ministren e drejtësisë së këtij vendi, Nicole Belloubet gjatë punimeve të konferencës “No money for terror”, që u mbajt në Paris.
“Kënaqësi e veçantë, të shkëmbenim mendime të rëndësishme me Presidentin Macron dhe homologen franceze Nicole Belloubet. Forcimi i bashkëpunimit institucional dypalësh dhe më gjerë me vendet e Aleancës, garanci për suksesin e luftës kundër terrorizmit”, ka shkruar ministrja Gjonaj në profilin e saj në Twitter.
Ministrja e Drejtësisë i ka vlerësuar të frytshme diskutimet e zhvilluara gjatë konferencës kundër financimit të terrorizmit.
Në të njëjtën kohë Gjonaj shprehet se janë marrë angazhime konkrete për bashkëpunime të mëtejshme në çështjet e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë për luftën kundër terrorizmit, si pjesë e një axhende të përbashkët./Express
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...