Sebastian Vettel do të niset i pari edhe në garën e Azerbaixhanit, që do të zhvillohet nesër në orën 14:00, në pistën e Bakusë.
Piloti gjerman i Ferrarit vendosi kohën më të shpejtë 1:41:498, duke lënë pas rivalin e tij kryesor, kampionin në fuqi Lewis Hamilton.
Piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas regjistroi kohën e 3-të më të mirë, ndërsa pas tij do të nisen dy makinat Red Bull të Ricciardo dhe Verstappen. Kimi Raikkonen regjistroi vetëm kohën e 6 më të mirë, pasi gaboi në sektorin e dytë të pistës, duke shpërdoruar një mundësi për t’u nisur mes të parëve.
Ky është pole position i 3-të radhazi për gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel, që për më tepër kryeson edhe renditjen për pilotë, ndonëse jemi vetëm në garën e 4-t sezonale.
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...