Është liruar Milosh Shoshiq, ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës i arrestuar nga policia serbe dje në pikën kufitare në Konçul, njofton Klan Kosova.
Kështu merr vesh Klan Kosova nga burime zyrtare brenda Forcës së Sigurisë.
Shoshiq po mbahej që nga dje i arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul.
Për arrestimin e Shoshiq më herët ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj.
“Kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës”, tha Haradinaj./klam kosova/
Begaj mbledh gazetarët në iftar: Kujdes me lajmin, fjala sot...
Flick para sfidës ndaj Newcastle: Duhet ndeshje perfekte, Ya...
Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava
Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Prish...
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...
Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Šabanadžović