“Besojmë se është bërë përparim i madh në bisedime dhe shpresojmë se ky progres do të qëndrojë, por koha do të tregojë”, tha ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt.
Pyatt ka mbajtur fjalim në një ngjarje në Selanik para studentëve të Universitetit Amerikan, ndërsa është pyetur edhe për negociatat mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ka përsëritur se SHBA-të mbështesin vullnetin për gjetjen e një zgjidhje edhe nga Mattew Nimetz edhe nga kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të të dy vendeve.
“Ne besojmë fuqishëm se është në interes të dy vendeve që të zgjidhjet kjo çështje, pas një kohe kaq të gjatë. Gjithashtu pranojmë se zgjidhje e qëndrueshme do të jetë ajo që do të pranohet nga qeveritë e dy vendeve”, ka thënë ambasadori amerikan Pyatt./Telegrafi/
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për nesër
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin