Mëngjesin e ditës së djeshme një përleshje ka ndodhur në mes të punëtorëve të Bechtel-Enak-s. Në këtë përleshje janë përfshirë disa punëtorë kurse ngjarja ka ndodhur në autostradën në afërsi të Kaqanikut.
Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline” edhe zëdhënësi i policisë së Ferziajt, Agim Gashi. Sipas tij gjashtë prej personave të përfshirë në përleshje janë arrestuar, një është dërguar për tretman mjekësor dhe një është liruar.
Sipas tij gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta, kurse shkaqet që kanë quar deri te kjo mosmarrëveshje nuk janë bërë të ditura./Indeksonline/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...