Trump nuk ka bashkëpunuar me Rusinë, konstaton komisioni i Kongresit

WASHINGTON, DC - APRIL 10: U.S. President Donald Trump listens to the Emir of Qatar Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, speak during a meeting in the Oval Office at the White House, on April 10, 2018 in Washington, DC. President Trump has announced that he canceled his upcoming trip to the 8th annual Summit of the Americas in Lima, Peru. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

23:56 | 27 Prill 2018
Trina Galanxhi

Komisioni për Inteligjencë i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA lëshoi të premten raportin përfundimtar mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale më 2016, duke konstatuar se fushata e presidentit Donald Trump nuk ka bashkëpunuar fshehtë me Rusinë.

Raporti prej 250 faqesh është kapitulli i fundit i hetimeve nga Komisioni për Inteligjencë, i cili kontrollohet nga republikanët.

Anëtarët demokratë të Komisionit e kanë kritikuar për kohë të gjatë procesin e udhëhequr nga republikanët, duke thënë se homologët e tyre bëjnë përpjekje të mbrojnë Trumpin dhe të minojnë integritetin e komunitetit të inteligjencës në SHBA.

Republikanët kanë thënë se agjencitë e zbulimit në SHBA janë bërë shumë të politizuara, përcjell REL.

Komisioni për Inteligjencë është një nga tre panelet e Kongresit që po hetojnë ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Trump e mohon vazhdimisht se ka pasur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë, ndërsa hetimet i quan “gjueti shtrigash”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme