Jack Wilshere ende beson se Arsenali mund të arrijë në finale të Evropa Ligës pavarësisht se kanë pranuar një gol në takimin shumë të rëndësishëm kundër Atleticos mbrëmjen e kaluar.
Antoine Griezmann shënoi për 1 me 1 në minutën e 82′ duke rikthyer në lojë gjigantin spanjoll në Emirates ku ata luajtën me dhjetë lojtarë në fushë që nga minuta e 10′ e ndeshjes pas ndëshkimit me dy kartonë të Sime Vrsalijkos, transmeton portali arbresh.info.

“Ne e dinim çfarë lloj skuadre janë ata – ata ishin gjithmonë duke u përpjekur për të na goditur me kundërsulme dhe unë mendoj se ne jemi përballur shumë mirë me këtë dhe jemi mbrojtur vërtetë mirë”, ka thënë reprezentuesi i Anglisë për faqen zyrtare të klubit.
“Ata kishin pak fat me portierin, por në këtë nivel është një gol masive për ata”
“Por, në të njëjtën kohë ne besojmë se mund të shkojmë në Madrid dhe me shanset që ne kemi për t’i krijuar shpresojmë se do t’i eliminojmë”
Ndeshja kthyese zhvillohet të enjten e javës së ardhshme në Wanda Metropolitano./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...