Në lidhje me rekomandimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Malin e Zi reagoi sot edhe kreu i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.
Sipas tij rekomandimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë nuk do të thotë anëtarësim në BE dhe se nuk ka një datë fikse për këtë çështje.
Duke folur nga parlamenti grek ai u shpreh se nuk duhen përsëritur përvojat e trishta të tragjedive që zaptuan Ballkanin në vitet 1990.
“Ndasitë, sidomos ato që kanë të bëjnë me kufirin duhet të zgjidhen para se të ketë një anëtarësim të ri. Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, por kjo nuk do të thotë se kemi dhënë një datë për anëtarësimin.
Vendet e Ballkanit Perëndimor do të gjykohen sipas kritereve të vendosura dhe ecurisë së reformave shtet-ndërtuese”, tha Juncker./Gazeta Express
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...