Dy persona të armatosur i kishin bërë pritë në derën e shtëpisë.
Një i ri italian ka ndërruar jetë gjatë natës së djeshme si pasojë e luftës së grupeve kriminale për të kontrolluar trafikun e drogës shqiptare.
Kështu shkruajnë mediat italiane në lidhje me ekzekutimin në derën e shtëpisë të 25-vjeçarit Antonio Fabbiano.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vieste, Foggia. I riu me precedentë penalë duket se është ndjekur nga dy të dyshuar të cilët e kanë qëlluar disa herë në trup, në momentin kur ishte pranë shtëpisë së tij.
Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitali, por ka ndërruar jetë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, vrasja e të riut Antonio Fabbiano është akti i fundit i luftës së grupeve kriminale, të nisur nga janari i vitit 2015 për kontrollin e trafikut të drogës nga Shqipëria.

Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...