Bashkëlojtarët te Arsenali, Hector Bellerin dhe Alexandre Lacazette janë vënë ballëpërballë njëri-tjetrit gjatë stërvitjeve të sotme (e mërkurë) derisa Arsene Wenger po përgatiste skuadrën e tij për gjysmëfinalen në Evropa Ligë kundër Atletico Madridit.
“Topçinjtë” ishin duke u përgatitur për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Evropa Ligë që zhvillohet mbrëmjen e së enjtes në stadiumin Emirates dhe dukej që presioni ishte ngritur dukshëm, transmeton portali arbresh.info.

Derisa ishin duke bërë ushtrime, Bellerin dhe Lacazette u përplasen me njëri-tjetrin pas sfidës për të arritur një top të lartë.
Dy lojtarët shikonin njëri-tjetrin me ashpërsi, por u ndanë me shpejtësi para se çështja të përkeqësohej tutje.

Arsene Wenger shpreson të arrijë titullin e fundit si trajner i Arsenalit para largimit këtë verë.
Wenger ka njoftuar javën e kaluar se do të jap dorëheqje nga pozita e tij pas 22 viteve në klub./arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë