Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se “nuk ka favorit” para gjysmëfinales së skuadrës së tij në Ligë të Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Dy gjigantët do të përballen kokë me kokë në Allianz Arena mbrëmjen e sotme (e mërkurë), por francezi insiston se shorti ishte ndërmjet dy skuadrave mirë të balancuara, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk mendoj se këtu ka ndonjë favoritë”, ka thënë Zidane në konferencën për shtyp.
“Është një gjysmëfinale, është komplet ndryshe nga sezoni i kaluar [kur Madridi mposhti Bayernin në çerekfinale]. Është një ndeshje ndryshe”
“Ne jemi në gjysmëfinale dhe ne dëshirojmë të luajmë një lojë të mirë. Ne jemi të përgatitur për atë duke e ditur që do të jetë e vështirë”
“Ne kemi nevojë për një performancë të madhe kundër një skuadre të fortë. Bayerni është një klub i mrekullueshëm me një shpirt të mrekullueshëm të skuadre”
Takimi zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...