Qyteti turistik i famshëm Palma, në ishullin e Majorkës do të ndalojë pronarët e apartamenteve që t’i japin ato me qira për turistët, duke u bërë kështu vendi i parë në Spanjë që merr këtë masë.
Kufizimet pasojnë ankesat nga banorët e rritjes së qirasë për shkak të qiraxhinjve të pushimeve të shkurtra përmes faqeve të internetit dhe aplikacioneve, transmeton portali arbresh.info.
Kryebashkiaku i Palmas thotë se ndalimi, që do të paraqitet në korrik, do të jetë një model për qytetet që vuajnë nga turizmi masiv.
Por shoqatat e biznesit thonë se shumë familje do të ndikohen financiarisht.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ndalimi ishte i kufizuar vetëm në banesat private të shpallura nga pronarët e tyre në aplikacione ose ueb faqe.
Shtëpitë dhe vilat do të përjashtohen nga kufizimet nëse ato nuk janë të vendosura brenda zonave të mbrojtura, pranë aeroportit ose në zonat industriale./Arbresh.info/
“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”/ Media franceze: Shqipë...
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje