Zyrtarët kinezë kanë thënë se 32 turistë kinezë dhe katër veri-koreanë kanë vdekur pas përplasjes së autobusit në Korenë Veriore.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang ka thënë gjatë një konferece të rregullt për media se aksidenti ka ndodhur një ditë më parë në provincën veriore, Hwanghae në jug të Phenjanit.
Ministria ka thënë se Kina ka dërguar një ekip mjekësor të shoqëruar nga diplomatët, duke shtuar se dy turistë kinezë janë në “gjendje të rëndë shëndetësore”.
Pamjet nga televizioni shtetëror kinez kanë treguar pamje të autobusit të dëmtuar.
Kina është partnerja më e madhe tregtare e Koresë Veriore dhe turistët kinezë janë në mesin e vizitorëve më të shpeshtë në shtetin e izoluar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...